Kush tha se e qeshura është ilaçi më i mirë?
Nëse mendoni se e qeshura është ilaçi më i mirë, mendoni edhe një herë. Një hulumtim i kryer së fundi ka gjetur se, e qeshura mund të shkaktojë krizë epileptike dhe pëlcitje të zemrës.
Një grua me sëmundje të zemrës ka vdekur nga e qeshura e madhe, derisa një frymëmarrje e shpejtë përderisa ju jeni duke qeshur mund të shkaktojë sulm të astmës.
Nëse qeshni shumë, mund të keni mungesë vetëpërmbajtjeje dhe dhjamin, por në anën tjetër, e qeshura e madhe po ashtu, mund të shkaktojë humbjen e peshës dhe sheqerin e ulët në gjak.
Përkundër dobive të njohura të së qeshurës, për disa njerëz, e qeshura ka dal të jetë më e rrezikshme se që është menduar.
Hulumtimet nga Universiteti i Birmingham dhe Oxford ka mbledhur të dhëna që nga viti 1946 deri më sot për t’i studiuar dobitë që trupi i njeriut mund t’i përfitoj nga e qeshura.
Përgjatë një testimi, disa kloun ishin dërguar në spitale në mënyrë që t’i argëtonin pacientët.
Dhe rezultatet treguan se një dremitje e një të “qeshure te vërtetë” për një ditë të tërë mund të ndihmojë të humbasësh deri në 2,000 kalori.
Por, gjithashtu, e qeshura është e lidhur edhe me sheqerin e ulët në gjak tek pacientet me diabet dhe zvogëlimin e ngurtësinë në arterial, gjë që ndihmon në qetësimin e tensionit.
Hulumtuesit thonë se të gjeturat e tyre sfidojnë mendimin se e qeshura mund të jetë vetëm e dobishme, duke shtuar se humori në çdo mënyrë mbartë “një rrezik me të vogël.


