Hidromorava

Kush po luan me ndjenjat e fëmijëve dhe prindërve të shkollës “Asdreni”?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Adem Abazi drejtor i arsimit në Artanë ka reaguar rreth shkrimit “Maltretohen nxënësit e shkollës ‘Asdreni’ në Llabjan”.

Reagimi i Adem Abazit

Në portalin “rajonipress” ditë më parë ka dalë një artikull, sa i pavërtetë, po aq edhe qesharak e shpifës me titull “Maltretohen nxënësit e shkollës ‘Asdreni’ në Llabjan” të autorit, Ramadan Ramadani. Aty thuhet se po “maltretohen” nxënësit e shkollës “Asdreni” në Llabjan, komuna e Novobërdës. Përçmohet drejtoria e arsimit, e shkollës, fyhen prindërit për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre. Vlerësohet se askush asgjë nuk është duke bërë për t’i mbrojtur fëmijët?

Mobi Casa

Unë pyes, kush është ky person, Ramadan Ramadani, i cili deri më sot, ai fshihet, është anonim. Këtë e dëshmojnë dhjetëra zyrtarë të komunës që e ndjekin në facebook, por kurrë nuk kanë arritur ta dijnë se kush është ai. Nga ç’pozitë ka shkruar ai? Kë e përfaqëson? Nëse është zyrtarë komunal, është mirë të dalë me emër të vërtetë, nëse është prind, po ashtu, nëse është rival politik, është e moralshme të dalë me emër të vërtetë.

Është e dhimbshme që në këto rrethana klimatike, kur në shkollën “Asdreni” ka pasur një avari në sistemin e ngrohjes, të keqpërdoren nxënësit e mitur për linçime politike, për të shpreh mllef e urrejtje dhe, duke shkelur mbi ndjenjat e tyre, të arrihen caqe politike. Mjaft është, mjaft! Nuk do të duhej të kishte askush guxim që të përdorte fëmijët si “mish për topa” në fushatë denigruese ndaj Drejtorisë së Arsimit, apo drejtorisë së kësaj shkolle. Futja e politikës në këtë shteg do të na hakmerret keq, shumë keq. Kështu krijojmë urrejtje e mllef te brezat e rinj dhe ia humbim gjasat shërimit shpirtëror të kombit dhe shtetit.

Ja e vërteta për shkollën “Asdreni”: Në netët e acarta të fundjavës së kaluar ka pësuar avari kaldaja dhe pjesë tjera teknike. Sapo e kemi marrë informatën nga shkolla, Drejtoria e Arsimit bashkë shkollën e mesme dhe shkollën “Asdreni” jemi marrë vesh që, derisa të riparohet ngrohja qendrore, filloristët të mësojnë në objektin modern të shkollës së mesme. Mësimi ka filluar normalisht, por më ndërrime. Distanca mes dy shkollave është disa qindra metra, jo kilometra, siç thuhet në artikull. E them me përgjegjësi morale e ligjore. Është kërkuar nga Policia e Kosovës t’i rris patrullat për sigurinë e nxënësve edhe pse, kontraktuesi i transportimit të nxënësve është angazhuar menjëherë që asnjë nxënës të mos ec këmbë nëpër magjistrale dhe kjo është kështu. Ndërkohë, janë bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe shumë të shpejtë për riparimin e kaldajes dhe, qysh sot, e premte, kaldaja është rregulluar dhe nxënësit do ta vazhdojnë mësimin në objektin e vet. Edhe prindërit kanë qenë shumë të kyçur dhe janë bindur me angazhimin tonë dhe punën e Drejtorisë në të kaluarën ka thënë Adem Abazi, drejtor i arsimit dhe kulturës, komuna e Novobërdës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.