UBT

Kush po intervistohet lidhur me vetëvrasjen e Dino Asanajt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Hetimet e para tregojnë se Dino Asanaj ka vrarë veten me një thikë që e kishte marrë nga një set thikash familjare.

Ndërkohë, letra prej tre rreshtash rezulton të jetë shkruar nga ai. Njeriu i fundit në zyrën e tij kishte qenë deputeti Naser Osmani. Policia intervistoi Abdurrahman Konjufcën dhe pritet ta intervistojë edhe Rezmi EjupinTetë prerje e therje janë zbuluar në trupin e tij, por vetëm njëra ia ka shkaktuar vdekjen – ajo në zemër.

RCCOLA

“Koha Ditore” ka mësuar përmbajtjen e raportit të autopsisë, në të cilin konstatohet se ai ia ka marrë jetën vetes të mërkurën pak para mesditës. Sipas raportit të kryer nga ekspertë mjekoligjorë kosovarë dhe të EULEX-it, i ndjeri kishte dy prerje të lehta në pjesën e djathtë të fytit dhe katër therje të lehta të bëra me thikë.

Derisa në gjoks ka pasur vetëm dy, njëra prej të cilave edhe ia ka shkaktuar vdekjen pas pak kohësh. Aktin, sipas familjarëve, e ka kryer me një thikë që i ka takuar një seti thikash në shtëpinë e Asanajt.