Hidromorava

Kush mund të jenë pasuesit e Lajçakut për emisar special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mandati i një prej protagonistëve kryesorë në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë në më pak se një muaj.

E emrat që vazhdojnë të përmenden në korridoret diplomatike për pozitën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd janë dy diplomatë të njohur për publikun.

Mirosllav Lajçak, emisari i posaçëm për dialogun, i cili ka mbajtur këtë pozitë për tre vjet, do të largohet nga detyra në fund të muajit.

Përkundër spekulimeve se kush mund të jetë pasardhësi i diplomatit sllovak, akoma nuk ekziston ndonjë emër zyrtar.

Megjithatë, ndër emrat që përmenden janë Pekka Havisto dhe Peter Sorensen.

Eco Higjiena

Të dy janë të njohur në fushën e diplomacisë dhe kanë përvojë në Ballkanin Perëndimor.

Asnjë nga dy kandidatët e përmendur nuk e ka mohuar mundësinë e marrjes së detyrës së vështirë të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialog, por gjithçka do të varet nga disponimi i përfaqësueses së re të lartë dhe Këshilli i BE-së.

Në fakt, emrat e ish-ministrit të Jashtëm të Finlandës dhe diplomatit nga Danimarka kanë filluar të përmenden nga vera e vitit të kaluar, në kohën kur për Lajçakun ishte caktuar një pozitë e re – ajo e ambasadorit të BE-së në Zvicër.

E ashtu sikurse në kaluarën, atij i ishte zgjatur mandati edhe në korrik të vitit 2024.

Arsyetimi i BE-së për zgjatjen e mandatit të Lajçakut ishte se emërimi i një të dërguari të ri special për dialogun do t’i lihej shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, por e cila nuk ka dhënë shumë detaje rreth rolit të saj në këtë proces – nëse ajo do të emërojë një përfaqësues të ri të posaçëm, apo nëse do ta udhëheqë vetë procesin./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.