Kush mund ta sfidojë Thaçin për President?

Kandidimi i Rexhep Qosjes nga opozita për postin e të parit të vendit analistëve kosovarë po u duket joserioze.
Sipas analistit politik Halil Matoshi, me këtë veprim, opozita do t’i bëjë sherr vetës, njofton Klan Kosova.
Kurse Arben Ahmeti, Qosjen as që po e sheh si kundërkandidat të Hashim Thaçit.
Analisti dhe gazetari Ahmeti thotë se pozita dhe opozita duhet ta gjejnë bashkë një zgjidhje, sepse përndryshe rrugëdalja nga kriza do të jetë e vështirë.
Deri me tani kandidati i vetëm që zyrtarisht dihet se do të kandidoj për postin e shefit të shtetit, është Hashim Thaçi.
Kjo pasi që ai ka një marrëveshje me partnerin koalicionit LDK-në, që të ulët në karrigen e presidentit, pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.