Kush këndë e sulmoi në lagjen “Arbëria”
Gjilan – Naser Korça drejtor i shërbimeve publike pretendon se është sulmuar nga Tefik Sylejmani, derisa ai së bashku me zyrtarët e tjerë e kishte vizituar stallën e tij ku edhe kishte urdhëruar largimin e saj meqë ishte në pronë komunale. Por Tefik Sylejmani thotë se Naser Korça e kërcënoj me armë në prezencën e fëmijës 5 vjeçar. Revolja ishte 7.65 mm thotë Sylejmani. Çka thotë policia e çka deklaron prokuroi për këtë rast.
Të premten që shkoj Naser Korça së bashku me dy zyrtar komunal po vizitonte stallën e Tefik Sylejmanit e cila konsiderohej se ishte pronë e uzurpuar meqë ishte pronë komunale.
Gjatë kësaj vizite Naser Korça ka rrëfyer për rajonipress se ka hasur në një “mikpritje” jo të mirë nga pronari i stallës. ”E kishim me vete peticionin e qytetarëve për ta larguar stallën nga aty, meqë kundërmonte erë e rëndë. Ky qytetar e ka uzurpuar pronën publike. Prona është publike dhe ka 10 vite që është e uzurpuar. Por kur shkuam zyrtarisht, ai na ka sulmuar. Nëse vjen me lirue ose me largue këtë stallë han fishekë mu kërcënua qytetari”.
Pas këtij kërcënimi kam shkuar në drejtim të veturës e kam marrë kinse çantën, realisht për ta frikësuar atë, por ai na është vërsulur dhe kemi ikur menjëherë prej aty. “Unë nuk e kam sulmuar e as kërcënuar me armë këtë person. I kam zyrtarët e mi që kanë dëshmuar në polici për incidentin” tha Korça.
Por variant krejt tjetër ka Tefik Sylejmani nga fshati Depcë e Gjilanit (1976), tani me banim në lagjen “Arbëria”.
Sipas tij të premten rreth orës 9 e 20 të mëngjesit ka ardhur Naser Korça arsyeja për një shtallë ku i kam mbajtur delet më herët. “Naseri i kërkonte delet dhe nuk u prezantonte kush është ai. Nuk e kam njohur dhe më tha nesër ta bije bagerin dhe e rrëzojë stallën. Isha me djalin 5 vjeçar dhe për një moment djali është frikësuar, dhe ka filluar të qajë djali. Për një moment i thash se i kam 11 anëtar të familjes, i kam hjekën delet dhe i kam marr lopët. Korça më tha këto punë janë të vogla unë nesër vije me bager” rrëfen Sylejmani.
“Nëse ma rrëzon stallën ama një fishekë më mirë mua dhe familjes” thotë Tefiki t`i ketë thënë Korçës.
Nga ky moment sipas tij Naser Korça e ka kërkuar një çantë të zezë dhe e ka nxjerrë revolen 7.65 dhe i ka dhënë zor me raportit. “Ishte e bllokuar revolja, fati ynë. Djalit i ka ra të fikët. E ka hapur derën dhe ka dashur të gjuajë. Jam larguar me djalin kurse ai është nisur në drejtim të Gjilanit”.
Edhe vëllau im është dëshmitarë. I kam thirr policinë të cilët ishin në vendin e ngjarjes. E kam lajmëruar rastin, nga ora 10 deri në 17 kam qëndruar në polici. “Nuk po më lanë me jetue plus jam veteran i luftës. Unë kushtet i kam të rënda , por do e japi centin e fundit për ta sjellur para drejtësisë Naser Korçën. E di që ka shumë ndikim në polici dhe e di që mund ta ndryshojë krejt rrjedhën e hetimeve, por unë nuk dorëzohem lehtë” tha Sylejmani.
Shaban Azizi nga drejtoria rajonale e policisë në Gjilan tha se është një ankesë prej një qytetari rreth këtij rasti, “Deklaratat janë shumë kundërthënëse, madje as prokurori nuk e kë cilësuar ende rastin dhe po i presim hetimet” tha Azizi.
Kurse Agron Uka nga Prokuroria Themelore tha për rajonipress se janë duke u zhvilluar ende hetimet rreth rastit. “Jemi duke punuar dhe jemi duke i dëgjuar të gjitha palët në këtë incident” tha Uka./rajonipress/


