UBT

Kush ka më së shumti tifozë në Shqipëri?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partizani është skuadra me numrin më të lartë të tifozëve për një ndeshje kur luan brenda në Kategorinë Superiore. Sipas publikimit të bërë nga statistikat e futbollit europian, “european-footballstatistics.co.uk”, Partizani del skuadra me shikueshmërinë më të lartë në Superiore për sezonin futbollistik 2014-2015. Ndërsa Tomori i Beratit është skuadra më e ndjekur në Kategorinë e Parë. Të kuqtë e kryeqytetit përkrahen nga tifogrupi “Ultras Guerrils” si brenda dhe jashtë fushës. Shembulli më konkret ishte takimi me Skënderbeun në fushën asnjanëse të Durrësit, ku ishin të pranishëm rreth 4000 tifozë.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky sajt, del se mesatarja e tifozëve për një ndeshje të Kategorisë Superiore është 2135 tifozë për ndeshje, ndërsa mesatarja e tifozëve që ndjekin Partizanin në çdo ndeshje është 4370 veta.

Mesatarja e tifozëve që ndjekin Tomorin në çdo ndeshje në Kategorinë e Parë është 783 veta. Duke parë tabelën e të dhënave shikohet se Partizani lë prapa disa skuadra të shteteve të ndryshme, ku spikat edhe CSKA-ja e Sofjes.

UBT

Shkëndija e Tetovës rezulton si klubi më i ndjekur në Maqedoni. Rekordin e shikueshmërisë për një ndeshje e mban Borusia e Dortmundit, me një mesatare 80.354 veta. Bundesliga gjermane del edhe kampionati me numrin më të lartë të tifozëve për një ndeshje, 43.014 veta.

Në Itali, Milani është klubi më i ndjekur, në Spanjë kryeson Reali i Madridit, ndërsa në Angli, Mançester Junajdit është klubi me numrin më të lartë të përkrahësve për ndeshje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.