RCCOLA

Kush ishte Hyrije (Hyra), Sylejman Shemsiu?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Nuhi Nuhiu – Apo në popull njihet si Hyra, apo më mirë njihet “Hamami i Hyres”, shkas për këtë shkrim është edhe keq informimi dhe shtrembërimi i të vërtetës rreth Hyrijes dhe familjes së saj!

Hyrije Sylejman Shemsiu, është e lindur në vitin 1880-1929 në Përlepnicë ! Hyra ishte e martuar me Hasan Hanucin nga Karadaku! Deri në vitin 1912 së bashku me Hasanin udhëheqënin Hamamin i cili gjendej te lokali i tepive të “Cirit” apo të biblioteka ku gjendet tani!

Por, nga viti 1900 këtë hamam e morën me qira, ku ishte i ndarë, një pjesë për meshkuj dhe tjetra për femra! Deri në vitin 1912, e menaxhoi hamamin me burrin Hasan Hanuci! Me tërheqjen e ushtrisë turke, u largua burri i sajë Hasani Hanuci, pasi kishte vra një serb, dhe u dashtë të largohet nga Gjilani, kështu edhe ai me ushtrinë turke shkojë në Turqi!

Kështu Hyrija mbeti e vetme me dy djem Mehmetin dhe Beçirin, si dhe vajzën Nebije, por i mbeti edhe ta udhëhequr Hamamin! Pas pak, i vdes djali i madh Mehmeti në moshën 22 vjeçare! Në ndihmë për ta udhëhequr hamamin i doli kushërira Lejla Shemsiu Llozana!

Lejla ishte kusherin nga babai, pra edhe Lejla ishte nga PËRLEPNICA, e martuar të familja Llozana, të cilët shtëpitë i kishin të tregu i gjelbër! Por, ndërkohë edhe Lejla Shemsiu Llozana shpërngulen për Turqi, tani Hyra mbeti e vetme, për tu kujdesur për fëmijët dhe Hamamin!

Hyrije Shemsiu jetoj gjerë në vitin 1929! Pas vdekjes së Hyrës, djali i vetëm Beqiri në vitin 1930 shkon në Shqipëri, dhe punësohet në oborrin e mbretit Ahmet Zogu si karrocier, dhe ai më pajton i bartëte motrat e zogut në çdo vend për vizita, dhe shëtitje!

Kështu Beqiri në Shqipëri qëndroj deri vitin 1945, me pastaj me fitoren e partizanëve, filluan arrestimet, të cilët i bënin partizanët shqiptar, ai u largua në Mal të zi!

Edhe në Malin e Zi fillojë ndjekja, ku dhe u dënua me pushkatim! Por fal intervenimit të disa shqiptarëve partizan u lirua! Më pastaj Beqiri kthehet në Kosovë! Ne ndërkohë, martohet dhe punësohet në Trepçë si automekanik!

Hidromorava

Pasi nuk kishte trashëgimtar ai me bashkëshorten birësuan një djalë, i cili emrin e kishte Mujë! Ky djalë, shpesh vinte në Përlepnicë, ku i donte dajët e babait! Beqiri ndërrojë jetë në Mitrovicë, dhe atje është varrosur! Ndërsa vajza e Hyrije Sylejman Shemsiut, Nebije ishte e martuar me Kadri Rexhepin tani shtëpitë i kanë të QKMF në Gjilan, ndryshe njihen si Gigimit, Kadriu ishte mjeshtër rrobaqepës, i cili qepte zhgunë dhe gjitha veshjet prej leshi!

Nebija me Kadriun kishte dy djem :Nexhatin dhe Shefqetin, dhe një vajzë me emrin Alije! Nexhat Kadri Rexhepi ka një djalë me emrin Doan dhe katër vajza, tani Doani jeton me shtëpi pas QKMF në Gjilan !

Shefqet Kadri Rexhepi ka tre djem: Suatin, Sedatin, Serdarin dhe dy vajza! Përse Hamami i Hyrës i kishte shkuar largë zëri? Shpesh dëgjohet thënja “Shko në Hamam të Hyres”! Nëse ndokush tregon jo të vërteta, apo nëse flisje pa lidhje, si udhëzim ishte shko në Hamam të Hyres”.

Qëllimi ishte, shko pastrohu nga këto që po i thua! Hamami ishte i njohur për mirëmbajtje, pastërti edhe uji ishte i pastër, ujë i cili rrjedhëte nga banja, si dhe një temperaturë mesatare deri në 25 grad celzius!

Këtë shkrim, po ia dedikoj një bashkëvendëse përlepnicase, sepse disa shkrues apo, keqinterpretuan, punën dhe sheribet e tjera! Përveç pastrimit i cili bëhej nga vet klientët, tjetër shërbim s’ka patur!

Për hamamin, dhe shërbimet që janë krye dhe historinë e Hamamit e biografin e Hyrije Sylejmani Shemsiu, këto fakte, janë marrur nga familja e Hyrijes Sylejmani-Shemsiu, nga Halim Adem Sylejmani dhe nga familja e Nebijes vajzës së Hyrijes, nga Doan Nexhat Rexhepi!

Kjo, është një biografi për Hyrije Shemsiu Hanuci si dhe një histori e shkurt për “Hamamin të Hyrës”./rajonipress/