Fundamenti

Kush ishin tregtarët më të njohur të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga literatura mësojmë se Gjilani kishte 107 familje tregtarësh. Tregtarë të parë në Gjilan ishin Hajrulla Gjakova nga Gjakova, Janja dhe Tanja nga Maqedonia, grekë ose cincarë, të cilët kishin thertoren dhe shitoren e tyre të mishit.

Zhvillimi i eksportit dhe importit, bëri që të diferencohen persona, që merreshin ekskluzivisht me tregti, e disa prej tyre edhe grosistë.

Nga literatura mësojmë se Gjilani kishte 107 familje tregtarësh. Tregtarë të parë në Gjilan ishin Hajrulla Gjakova nga Gjakova, Janja dhe Tanja nga Maqedonia, grekë ose cincarë, të cilët kishin thertoren dhe shitoren e tyre të mishit.

Kurse dokumentet osmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, shënojnë se në mesin e familjeve çifligaro borgjeze dallohen familja e Hysen Pashës, tregtarit më të njohur dhe njëherësh familje më e pasur në Gjilan, i fisit Shalë me prejardhje nga Malësia e Gjakovës, të cilët merreshin me eksportin e drithërave, pastaj vijnë Okllapët, Hysen Okllapi, trashëgimtar i njohur i kësaj familje në Gjilan.

Hidromorava

Tregtar të tjerë në Gjilan ishin edhe Sahit aga, i fisit Sop, Mustafë Beu Gjinolli dhe Rashit agë Gorani, Shefki efendiu, Mustafë aga i Sylejmanit, Izet beu, Agushagët, Mejdin aga.

Ndër tregtarët e njohur si muhaxhir të Gjilanit ishte edhe Ibrahim Orana, Bunjakët, Rukovcët, Brestovcët, Sllamnikët, Dubovët.

Siç flitet nga literatura serbe deri në vitin 1912, tregtia dhe zejtaria e Gjilanit ishte pothuajse plotësisht në duart e shqiptarëve thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani me titull:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/