Uji Dea

Kush është shqiptari që përqafoi Ronaldon në fushë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kush e ka parë finalen në mes të Real Madridit dhe Chelseat para dy ditësh e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve 3:1, atëherë nuk mund tu ketë ikur edhe momenti kur një tifoz hynë në fushë dhe e përqafon Ronaldon, madje bisedojnë edhe për një kohë të gjatë së bashku, shkruan Zëri.

Mund tu duket e pabesueshme mirëpo në mesin e 90 mijë tifozëve në stadium ishte pikërisht një shqiptarë ai e cili e bëri këtë gjë.

19 vjeçari Roland Gjoka nga Shqipëria i cila aktualisht jeton dhe studion në SHBA, e kishte ëndërr që ta takonte idhullin e tij. Aq shumë sa që pranoi edhe të arrestohet nga policia vetëm e vetëm që të ndaj disa qaste me idolin e tij.

Edhe pse u dënua me prishje të rendit dhe sjellje të pahijshme, Gjoka nuk është aspak pishman për këtë gjë. Ai ka rrëfyer ngjarjen për televizionin lokal të Miamit.

” Të them të vërtetën, mendimi i parë ishte, shiko drejt, gjeje Cristianon dhe mos e kthe kokën prapa. Vetëm shko. Vendosa që së pari të rrëshqas në gjunjë si Ronaldo kur shënon gola pasi mendova se do t”i dukej qesharake, dhe ashtu doli ai qeshi me atë”, rrëfen Gjoka.

ARKATANA

” Mirëpo pas asaj i dhurova një përqafim të madh. I thashë që ti je idoli im më i madh, gjithmonë të kam përcjellë dhe të lutem, të lutem Ronaldo mos lejo që policët të më marrin dhe aty Ronaldo më dha një përqafim të madh që të sigurohej që polici të mos më merrte”, rrëfen më tej i emocionuar i riu shqiptarë të cilit Ronaldo më pas i premtoi fanellën.
“Pas atij momenti, Ronaldo më tha që do të më jepte fanellën pas ndeshjes dhe isha shumë i lumtur”, shton 19, vjeçari.

Mirëpo ai nuk e morri kurrë fanellën. “Kur u arrestova pastaj, asnjëherë nuk e mora fanellën kështu që po shpresoj Miami Metro Dade nëse e kanë fanellën ende të ma japin. Do ta vlerësoja shumë. Ndihem jo i plot pa të. Është gjithçka për mua”, tregon Rolandi.

Ai në fund bëri të ditur se edhe çka biseduan aq gjatë sa ishin të përqafuar.

“Disa gjëra që biseduam ishin personale mirëpo disa gjëra edhe i tregova atij. I thashë “të ndjekë që nga viti 2005. Gjithmonë kamë shikuar ndeshjet e tua. Je model për mua. Duke u rritur vetëm me nënën, pa baba, gjithmonë e kamë shikuar Ronaldon si model në jetë.

Ai nuk bënë Tatto sepse gjithmonë dhuron gjatë edhe pse është milionerë. Ai ka paguar për shumë fëmijë në botë. Ai ka shpëtuar jetë. Unë besoj që ai është modeli më i madh në botë për tu ndjekur”, ka përfunduar, 19 vjeçari nga Shqipëria, Roland Gjoka.