UBT

Kush është Peter Higgs – ylli i ri i shkencës?!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

I qetë e me flokë të thinjura, 83 vjeçari Peter Higgs ka pritur nga viti 1964 vërtetimin e teorisë së tij revolucionare. Katër vjet më parë, kur u vu në funksion Goditësi i Madh i Haldonit, bota e rëndomtë nuk ka dëgjuar për të.

Por, kur fizikanët njoftuan se kanë zbuluar bozonin e Higssit, këtë grimcë të pakapshme që mban emrin e tij, profesor i pensionuar i fizikës përnjëherë fitoi famë.
Peter Higgs, shkencëtari zbulimet e të cilit më 1960 çuan në zbulimin spektakolar të bozonit në CERN, ka lindur në Newcastle më 1929.

Ai deklarohet si ateist, prandaj nuk është i kënaqur që bozoni i tij quhet “Grimca e Zotit”, sepse kjo mund “të lëndojë njerëzit fetarë”.

Për shkak të astmës ka munguar nga mësimet. Shkollimin kryesisht e ka bërë në shtëpi. U rrit në Bristol, ku në gjimnaz u shqua si një matematikan i shkëlqyer.

Ai e studioi fizikën teorike në Kolegjin Mbretëror të Londrës. Ndërsa, është punësuar si profesor në Universitetin e Edinburgut. Punimin e tij për ekzistimin e bozonit e ka shkruar në vitin 1964. Është interesant fakti se këtë punim ia ka ofruar revistës “Physics Letters”, por është refuzuar. Në fund doli se redaktorët nuk e kanë kuptuar. Botimi ndodhë më vonë.

Eco Higjiena

Sidoqoftë, përkundër një punimi të rëndësishëm shkencor, ai kurrë nuk u bë i famshëm.

Miqtë dhe të njohurit e cilësojnë si modest e të tërhequr. Ka dalë në pension më 2006 dhe që atëherë nga distanca monitoron atë se çfarë ndodhë në CERN, të cilin deri dje e ka vizituar vetëm një herë. Jeton në një apartament në pjesën e re të Edinburgut, të mobiluar në stilin e viteve ’70. Ka një koleksion të madh të disqeve të gramafonit me muzikë klasike, si dhe libra për pikturën, të cilat i ka aranzhuar me rend alfabetik. Nuk ka kompjuter e as celular celular. Deri tek zbulimi i shekullit erdhi duke përdorur vetëm letër dhe laps.

Ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta shkencore. Që dje, nga shumë qarqe është përmendur se ai mund të jetë kandidati kryesor për Çmimin Nobel për Fizikë.

Është i shkurorëzuar dhe ka dy djem. /Telegrafi/