Fundamenti

Kush është humanistja Rafete Sadiku Meqa, dhe kush ndërtoi bunar me emrin e saj në Nekobougouda të Afrikës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Shqiptarja nga Kosova e cila migroi në Angli, Rafete Sadiku Meqa bëri emër dhe jehonë të madhe për angazhimin dhe kontributin e saj të madh për të përkrahur popujt me nevojë, e në veçanti për të mbështetur nevojat që kishte komuniteti shqiptar i përqendruar në Londër të Anglisë. Ajo vdiq nga një sëmundje e rëndë në janar të vitit 2020, por shoqëria e saj pas vdekjes, në shenjë respekti realizuan një projekt dhe ndërtuan një bunar për të shërbyer banorët me ujë të pijshëm në Nekobougouda të Afrikës dhe e pagëzuan me emrin e kësaj humanisteje të jashtëzakonshme.

Në fakt kush është Rafete Sadiku Meqa. Ajo ka lindur më 7 janar 1961 dhe jetoi në Prishtinë një kohë të gjatë, ku edhe mbaroi studimet në gjuhën angleze. Jetoi në Angli për shumë vite derisa vdiq më 7 janar të vitit 2020 nga një sëmundje e rëndë. Përkundër telasheve që kishte me shëndet ajo ishte shumë optimiste dhe ndihmonte të gjitha komunitetet pa dallim, por shqiptarët i ndihmonte në çdo kohë, sidomos pjesa që kishin probleme me lejeqëndrim në Angli.

Rafete Sadiku Meqa u bë e njohur në rrethin ku jetoi dhe veproi dhe u respektua nga të gjithë.

Për shkak të anës së saj humane dhe kontributit të madh që kishte dhënë për shqiptarët, menjëherë pas vdekjes së saj shoqëria që ajo kishte pasur në Angli, arriti të grumbullojnë mjete financiare dhe ndërtuan një bunar me ujë të pijshëm për banorët e Nekobougouda të Afrikës, që tash e mbanë emrin e saj.

Mobi Casa

Për Rafete Sadikun Meqa me shumë pozitivitet flet edhe njëri nga familjarët e saj Sabri Haliti.

Haliti thotë se Rafetja kishte shpirt prej humanisteje të madhe dhe ajo nuk hezitonte për asnjë çast të ndihmojë shqiptarët në Londër. “Rafetja do të mbahet mend gjatë në kujtesën tonë sepse ajo na bëri krenare me punën dhe angazhimin e saj, duke treguar e dëshmuar anën njerëzore të saj. Unë me shumë emocione flas kur përmendet emri i saj dhe besoj shumë se shqiptarët do të din ta nderojnë edhe në mënyra tjera gjestin që Rafetja e kishte bërë ndaj popullit të saj” u shpreh Haliti.

Haliti tha se Rafetja ishte e tëra origjinale në shpirtin e saj dhe në sjelljet e saja sepse ajo kudo që ndodhej vihej në funksion të së mirës. “Jetoi shkurt, por pas vetës ka lënë vepra jetësore që do të krenohet Kosova e shqiptarët kudo që ndodhen në botë” u shpreh Haliti.

Vërtet rasti i Rafete Sadiku Meqa dëshmon për karakterin human e njerëzor që kanë pasur gjithmonë shqiptarët dhe roli i saj do të mbetet i pazëvendësueshëm sepse ajo luajti rolin e një ambasadoreje të kompletuar dhe të një nëne e gruaje që diti ta avancojë kulturën e trashëgimin e pasur shqiptare./rajonipress/