UBT

Kush është “djaloshi i urtë” që bëri kërdi në Boston

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ja se si “djaloshi i urtë nga fqinjësia” dhe studenti i filozofisë, Sunil Tripathi, që në një mëngjes marsi u zhduk nga banesa e tij, u shfaq një muaj më vonë, por në listën e dy të dyshuarve kryesorë për sulmet vdekjeprurëse me bomba në Maratonën e Bostonit.

Një luftë e vërtetë rrugore mes policisë dhe dy të dyshuarve për sulmet terroriste në kohën e mbajtjes së Maratonës së Bostonit u zhvillua mbrëmë dhe sot rrugëve të paralagjes së këtij qytetit, Watertown. Si rrjedhojë, njëri nga të dyshuarit u raportua të ketë vdekur pas plagëve të marra gjatë konfrontimit me policinë.

Ndërsa, përderisa ende po zgjat ndjekja e të dyshuarit të dytë, Sunil Tripathi, në raportet e mediave amerikane po publikohen detaje për profilin e këtij djaloshi “absolutisht të qetë” deri në ngjarjen tragjike në Boston.

Për shembull, ‘ABC News’ qysh më 30 mars kishte shkruar për Tripathi’n, si për “një djalë të urtë nga fqinjësia”, që studion filozofinë, dhe që në mëngjesin e 16 marsit ishte zhdukur nga banesa e tij, Provance, pa u kthyer më kurrë atje.

Në ndërkohë, filloi gjurmimi i tij nga policia dhe nga familjarët e miqtë e djaloshit, i cili përshkruhej si i qetë, i tërhequr, modest, adhurues i muzikës klasike…

Kështu ishte deri në momentin kur FBI e shpalli Tripathi’n si njërin preh dy të dy dyshuarve kryesorë për sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit, që lanë tre persona të vrarë dhe mbi 170 të plagosur. E gjithë kjo ndodhi saktësish një muaj pas zhdukjes së Sonny’t, siç e quanin miqtë dhe familjarët.

Pas zhdukjes së Tripathit’, policia shpresonte se video-xhirimet e kamerës së sigurimit – ku Tripathi (22) shihej pak çaste pasi kishte braktisur banesën e tij, më 16 mars, në orën 1:33 – do ta ndihmonin në gjetjen tij të shpejtë. Sipas policisë, pas zhdukjes ai në banesë kishte lënë kuletën dhe celularin e tij.

“Zakonisht janë dy arsye pse dikush nuk i merr ato m vete kur del nga banesa. Ose dalin për shkurtazi që të flasin me dikë, diku në fqinjësi, ose largohen për të mos u kthyer më kurrë”, tha për emisionin e ABC News, “Good Morning America”, këshilltari dhe ish-agjenti i FBI, Brad Garrett.

Sipas Garrett, për vlerësimin e gjendjes shpirtërore të Tripathi’t qenësore është të analizohen momentet para zhdukjes së tij nga banesa.

Hidromorava

Sido që të jetë, policia kontrolloi kompjuterin e dhe xhirollogaritë bankare të Tripathi’t, por nuk gjeti asgjë. Në banesë u gjet vetëm një porosi e paqartë, ndonëse asnjëherë nuk u bë e ditur përmbajtja e saj.

Njëkohësisht, vëllai dhe motra e Sonny, Ravi dhe Sangeta, kishin kërkuar gjithë zonën e Providence, me shpresë e do të gjenin ndonjë gjurmë që vëllait të tyre të vogël.

“Po kalojmë nëpër çdo rrugë nëpër të cilën ai kishte kaluar ndonjëherë. Po flasim me njerëz, po i vizitojmë shitoret lokale, po kontrollojmë çdo kund”, deklaroi asokohe motra e tij, Sangeta. Nga ana tjetër, vëllai Ravi e përshkruante atë si djalosh të qetë e modest, të cilin e bënin të lumtur gjërat e vogla.

“ishte muzicient dhe dëgjonte muzikë klasike”, pohonte Ravi.

herën e fundit që ishte parë, Sunil kishte të veshur një palë xhinse, një xhaketë të zezë sportive, syza, dhe një kapele të Philadelphia Eagles.

Një faqe për kërkimin e tij ishte hapur edhe në Facebook, por e cila është mbyllur sot në mëngjes. Aty ishin postuar fotografi të shumta të “djaloshit të tërhequr”, si dhe porosi të shumta të miqve dhe familjarëve të tij. “Të duam Sonny, dhe shpresojmë të të shohim së shpejti”, “Na mungon marrëzisht”, “Na ndihmoni që ta gjejmë”, ishin vetëm disa nga to.

Një video-xhirim për kërkimin e tij, i bërë nga miqtë e familjarët, ishte postuar edhe në YouTube

Por, një muaj pas zhdukjes së studentit të qetë nga Bwrown University, ai tani po kërkohet nga mijëra policë të Bostonit. Ende nuk dihet se cilët ishin motivet e sulmit monstruoz të cilin e kreu bashkë me Michael Mulugeta, i cili u vra sot.