FITORJA

Kush e themeloi “Flakën e Janarit”…

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Sabit Rrustemi – Shumë prej miqve, më kanë pyetur edhe këto ditë: kush e themeloi “Flakën e Janarit”, në fakt, cilët janë themeluesit e këtij Manifestimi ?. Këtë përgjigje e kam dhënë edhe në numrin e parë të revistës letrare – kulturore AGMIA, që doli në fillim të vitit 1994, pas përfundimit të Manifestimit, atë kohë, e po e përsëris edhe tash: Të vetmit themelues të Manifestimit kulturor që tash është shtrirë në shkallë kombëtare, janë: Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit, e cila ka funksionuar nga viti 1991 e deri më përfundimin e luftës në Kosovë dhe, Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan.

Vendi i themelimit të këtij Manifestimi ka qenë, Shkolla e Muzikës. Ndërsa projekti i Manifestimit është aprovuar në zyrën e avokatit gjilanas, Shefqet Xhelilit, që ishte atë kohë, sekretar i Shoqatës.

Prandaj, kot përmenden emra individësh e, edhe emri im. Të gjithë atë kohë që kanë qenë pjesë e këtyre dy subjekteve, njëra kulturore e tjetra politike, janë bashkëthemelues dhe bashkorganizues të këtij Manifestimi deri në vitin 1999 -të…

FITORJA

Kontributi i individëve është dhënë përmes këtyre dy subjekteve.

I vetmi Njeri që ka qenë në aktin themelues të këtij Manifestimi dhe që nuk ishte anëtar kryesie i asnjërës nga këto dy subjekte themeluese, ka qenë shkrimtari ynë i shquar, BEQIR MUSLIU , të cilit ia kemi pasur për borxh dhe për nder tonin, t’ ia përkushtojmë “Flakën… ” e sivjeme, sepse mbushen rrafsh 20 vite nga shkuarja e tij në amshim./rajonipress/

( 18 janar 2016 )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.