Fundamenti

Kusari: Nuk kemi qëndrim për nënkryetarin nga Lista Serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me aktvendimin e saj për çështjen e nënkryetarit serb.

Kusari tha se Lista Serbe nuk ka treguar vullnetin minimal për marrjen e përgjegjësisë, duke përmendur edhe rastin e Afrim Bunjakut.

Kusari, duke përmendur qasjen e këtij subjekti politik, tha se nuk ka pasur hapësirë të mendohet që ata janë në favor të rrugëtimit progresiv për Kosovën.

Hidromorava

Ajo shtoi se duhet pritet publikimi i plotë i vendimit të Kushtetueses për të parë se si do të veprohet tutje.

“Siç e kam deklaruar shumë herë, ky subjekt nuk ka treguar as vullnetin minimal për të marrë përgjegjësi apo për të treguar distancim mbi aktet e tmerrshme që drejtuesit e lartë të këtij subjekti i kanë bërë kundër shtetit të Kosovës, kundër institucioneve, sovranitetit dhe vrasjes e policit, Afrim Bunjaku në rënie të detyrës. Përderisa në këtë qasje dhe në këtë qëndrim i cili ka vazhduar edhe më tutje, nuk ka pasur as hapësirë të mendohet që këta janë në favor të një rrugëtimi progresiv për shtetin e Kosovës”, tha ajo për RTV21.

Gjykata Kushtetuese ditë më parë shpalli antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe lidhur me seancën e 10 tetorit. Sipas aktgjykimit, deputetët shkelën Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi Rashiqi nuk u propozua nga shuma e deputetëve të komunitetit serb. Në aktgjykim thuhet po ashtu se as Lista Serbe si shumicë nga komunitetit serb nuk i përdori mekanizmat zhbllokues për konstituimin e Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.