Kusari: Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive

Deputetja e Grupit të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT të Fidani se nuk e kupton pse kryetari i Isa Mustafës po krenohet që rrëzoi një qeveri në kohën kur pandemia ishte shpallur globalisht. Ajo po ashtu thotë se qeveria kishte performancë të mirë, dhe kështu vetëm sa e shton presionin mbi ata që e rrëzuan.

“Do të doja që njerëzit të krenoheshin me veprime konstruktive, e jo destruktive”, thotë ajo.

“Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive”

“Fakti që ai tha se kemi rrëzuar një qeveri me 82 vota në kohë pandemie tregon destruktivitet. 25 marsi është pikë e zezë, e jo diçka për tu krenuar. U rrëzua një qeveri që kishte performancë të mirë. Të gjithë ministrat e tjerë punuan mirë. Tash kur po thonë se ishte koha për ta rrëzuar qeverinë, por jo për të shkuar në zgjedhje pasi është pandemi është e pakuptueshme’’

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).