FIDANISHTJA

​Kusari-Lila: Zgjedhjet mbeten zgjidhja më e pranueshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme mbeten opsioni më i afërt dhe më i pranueshëm për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Megjithatë, ajo shtoi se ekziston ende mundësia që Kuvendi i Kosovës të konstituohet brenda pak ditësh, nëse partitë politike tregojnë reflektim.

Në një deklarim për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, Kusari-Lila – e cila garoi në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit – tha se ekzistojnë marrëveshje politike me disa parti të komuniteteve joshumicë, të cilat mund të ndihmojnë në zhbllokimin e situatës institucionale.

“Me këto qasje të cilat, mënyrën si po tregohet, ose po barrikadohet nga partitë tjera parlamentare, me të vërtetë duhet të dakordohemi me një temë tjetër. T’i thërrasim të gjitha grupet politike, të konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje tjera,” tha Kusari-Lila.

Uji Dea

Sipas saj, në rrethanat aktuale dhe me deklarimet e partive opozitare, zgjedhjet janë alternativa më reale. Ajo përmendi edhe deklaratat e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili kishte përmendur edhe data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kusari-Lila theksoi se Vetëvendosje dhe Alternativa nuk janë të interesuara për vazhdimin e bllokadës institucionale, dhe se nuk mbështesin skenarët që çojnë në vonesa të qëllimshme, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare njëkohësisht apo shtyrjen e situatës deri në zgjedhjen e presidentes.

“Nëse partitë politike reflektojnë, në dy ditët në vijim mund të kemi konstituimin e plotë të Kuvendit,” tha ajo.

Ajo gjithashtu kritikoi qasjen e disa partive opozitare në lidhje me përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke thënë: “Ata po na e përcaktojnë emrin e kryeparlamentarit, a t’ua përcaktojmë edhe ne emrat e nënkryetarëve?”/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.