HW

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër pos dialogut politik

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton shqetësim te qytetarët, mërgimtarët dhe komuniteti i biznesit, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se situata aktuale paraqet shqetësim të madh edhe për sigurinë e investimeve në Kosovë.

“Moskonstituimi i Kuvendit është brengë për mërgimtarët, është brengë për qytetarët e Republikës, është brengë shumë e madhe për bizneset për sigurinë e investimeve në Kosovë”, deklaroi ajo.Sipas saj, në situatën aktuale nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut politik dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet subjekteve politike.

Ajo u bëri thirrje drejtuesve politikë dhe partiakë që të ulen në tryezën e dialogut dhe të dakordohen për një plan konkret institucional.

“Megjithatë, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut politik, arritjes së marrëveshjes politike dhe pranimit të drejtuesve politikë e partiakë të Republikës së Kosovës se veç të ulen, të dakordohen dhe të kemi një orar e afat edhe të konstituimit të Kuvendit, të votimit të Qeverisë dhe të zgjedhjes së presidentit”, tha Kusari-Lila.

FIDANISHTJA

“Sinçerisht ju them të drejtën, është një keqardhje që komunikimi i drejtuesve politikë, në veçanti të opozitës së deritanishme, po bëhet përmes mediave e jo përmes pranimit të pjesëmarrjes e prezencës në takim.Unë e kuptoj rëndësinë e deklaratave politike, kuptoj rëndësinë e komunikimit me elektoratin e secilit, se fatmirësisht jemi në demokraci. Secili ka votuesit e përkrahësit e orientimeve të veta politike, por interesi i shtetit është një. Kosova ka nevojë për Kuvend të konstituar, për Qeveri të votuar, për President ose Presidente që është në zyrë me mandat të plotë.Dhe kjo situatë nuk i shkon për shtati askujt, por gjithashtu edhe prej kësaj situate nuk mund të dilet e të ketë zgjidhje pa dialog politik. Është me të vërtetë e pakuptimtë mosspajtimi ose mospranimi i ftesës për të qenë në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në detyrë, zotin Albin Kurti.Nuk ka arsyetim. Nuk mundet asnjë argument i cili, qoftë me vendimin mos me qenë në qeveri ose me qenë në opozitë, apo me vendimin se nuk po ka besim të ndërsjellë. Gjysma e elektoratit të qytetarëve me të drejtë vote ia kanë dhënë besimin grupit të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me partnerët e vet. Prandaj, edhe si e tillë, nuk mundet kërkush të mendojë për një formim të institucioneve, konstituim të organeve drejtuese të shtetit, pa Lëvizjen Vetëvendosje.Prandaj, edhe mospranimi në diskutim të mëtutjeshëm, qoftë i Partisë Demokratike apo i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka arsyetueshmëri.Përfaqësuesve tanë të dashur e të çmuar të diasporës që janë sot këtu, ju thejmë se po bëjmë përpjekje maksimalisht që sa më parë t’i kemi institucionet e formuara. Unë shumë do të doja që sot të ishim në legjislaturën e 11-të funksionale, me Kryetar Kuvendi, me Kryesi të Kuvendit e gjithashtu edhe me Qeveri e me President”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se mospranimi i takimeve për konstituimin e institucioneve paraqet më shumë shkelje të besimit demokratik sesa çështje të formës së realizimit të tyre.

“Më shumë është shkelje e besimit demokratik mos-takimi për konstituim të institucioneve, sesa i përket vetëm formës për ta realizuar një formë. Dhe për t’u ofruar, sepse për të parë atë çfarë pamë në seancën e fundit, nuk e besoj që ka vlerë të shtohet. Për deri sa nuk ka një takim i cili e konfirmon se ka dakordim për të ecur përpara, nuk e kuptoj poentën e këtyre qëndrimeve.

Megjithatë prapë, ashtu siç e ka thënë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, për ata që nuk pajtohen është Gjykata Kushtetuese, se fatmirësisht ka edhe kuorum edhe mundësi të vendimmarrjes.

Por prapë po thejmë, edhe një herë po e ritheksoj se ky komunikim nuk do të duhej të ndodhte përmes mediave, por që apeloj që të takohen e natyrisht edhe të dakordohen për agjendën përpara të shtetit të Kosovës, jo vetëm të partive politike”, ka thënë Kusari-Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.