FITORJA

Kusari-Lila: Serbia e dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot para deputetëve se nuk është ditë e zakonshme dhe të gjithë janë të preokupuar me ngjarjet e fundit, në veçanti me kidnapimin e tre policëve të Kosovës.

Ajo theksoi se me kidnapimin e policëve, Serbia dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim.

“Faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës”, tha ajo.

ARKATANA

Sipas saj, kuvendi i ka për detyrë të mbrojë sovranitetin, integritetin dhe të respektojë kushtetutshmërinë, duke e dënuar aktet siç tha ajo barbare si ajo e kidnapimit të policëve.

E para e deputetëve të LVV tha më tej se beson që të gjithë e dinë seriozitetin e rrethanave dhe situatës.

“Më e mirë e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me punën tonë dhe të japim mesazhin e unitetit”, tha ajo, gjersa duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për raportimin e Kurtit në Kuvend lidhur me situatën tha se në momentin kur kryeministri do të mundet do të jetë në Kuvend për raportim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.