UBT

Kusari-Lila për dialogun me Serbinë: Faj kanë edhe liderët kosovarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë Edita Tahiri disa herë është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me ç’rast ka krijuar vlerësime të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane. Sipas saj, deri para një viti Mogherini ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, për “Zërin” ka thënë se ndërmjetësuesja e dialogut Kosovës – Serbi, Frederica Mogherini, nuk ka qenë arsyeja e vetme pse Kosova është dëmtuar në procesin e dialogut.

Faj për këtë gjë, sipas saj, është edhe moskoordinimi i liderëve kosovarë në raport me objektivat e dialogut.

UBT

“Në instanca të caktuara është vërejtur se zonja Mogherini nuk ka qenë krejt e paanshme ose ka mbajtur një anë nga pala serbe. Por nuk është e pafajshme as pala kosovare, sepse ajo ka qenë absolutisht jokompakte në qëndrime, ka pasur edhe konflikte me zonjën Mogherini në instancat e fundit të qeveritarëve dhe në fund një ekip negociator i krijuar jashtë Kushtetutës së Kosovës. Pra të gjitha këto kanë bërë që ky proces të jetë këtu ku është sot”, ka thënë Kusari-Lila për “Zërin”.

Po ashtu sipas saj problem kryesor në mandatin 5-vjeçar të Mogherinit për Kosovën ka qenë edhe moskrijimi i një zëri unik i palës kosovare në dialog me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.