KKVITI

Kusari-Lila nuk sprapset

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila ka deklaruar edhe një here se vendimi i marrë lidhur me importin e çimentos është i ligjshëm dhe në favor të mbrojtjes së prodhuesve vendor.

Kjo ndërmarrje është ndër kontribuuesit më të mëdhenj dhe të drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës, ka arsyetuar ministrja Lila pa precizuar se deri kur do të jetë në fuqi vendimi i tillë i kundërshtuar jo vetëm nga opozita.

”Shar Cem”, nuk paraqet monopol për arsye se mbulon vetëm 33% të tregut të Kosovës (me tendencë të rënies së mëtejme), ndërsa sipas Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës, në Kosovë, monopol konsiderohet të jetë çdo ndërmarrje që ka më shumë se 40% të tregut” tha ministrja Mimoza Kusari Lila para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Lidhur me këtë vendim të Ministrisë, folën edhe anëtarët e komisionit. Sipas RTK-së, deputetja Teuta Sahatqija dhe Visar Ymeri, u shprehën se vendimi është i dëmshëm, ai favorizon vetëm një prodhues duke krijuar monopol në prodhimin e këtij produkti.

KKVITI

Qëndrimit të tyre, ministrja iu përgjigj duke thënë se: ”Shar Cem”, nuk paraqet monopol për arsye se mbulon vetëm 33% të tregut të Kosovës (me tendencë të rënies së mëtejme), ndërsa sipas Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës, në Kosovë, monopol konsiderohet të jetë çdo ndërmarrje që ka më shumë se 40% të tregut”.
Deputeti, Lutfi Zharku (LDK), ndërkaq, përpos që u shpreh kundër këtij vendimi të Ministrisë, ai po ashtu tha se, vendimi, ndonëse, ka bazë ligjore, shkel procedurat që parashihen në implementimin e vendimeve.

Duke kundërshtuar të dhënat e paraqitura nga ministrja Lila, ai ngriti edhe dyshimin që ka të bëjë me importin e lëndës së parë nga ”Shar Cem”, për ç”gjë kjo kompani aktualisht është në kontest doganor me autoritetet përkatëse të doganave të Kosovës.

Sipas deputetit Zharku, lënda e parë të cilën është duke e importuar ”Shar Cem”, është prodhim i gatshëm i çimentos.
Lidhur me këtë, ministrja Lila tha se nuk dëshiron të flasë, për faktin se janë duke pritur rezultatin e analizave që do të bëhen nga ndonjë autoritet i pavarur ndërkombëtar.

Për vendimin e MTI-së, ministrja Lila pritet të flasë në interpelancë edhe në njërën nga mbledhjet e rregullta të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për komunikimet elektronike. Pas debatit, komisioni vendosi që Projektligjin për komunikimet elektronike ta procedojë tutje në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit.