Uji Dea

Kusari-Lila: Ndalimi i Hashim Thaçit në Bruksel, temë që ne ndahemi me LDK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se eksperiencat e së kaluarës kishin ndikim të madh që LDK-ja të dyshonte në koalicionin me Vetëvendosjen.

Ajo në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Alternativën me LDK-në e ndajnë disa pika.

“Ne ndahemi me LDK-në në rrugën ku ajo thotë se duhet de funksionalizuar Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë legjislativ në vend. Ku ka të bëjë me fondin e IPA-s, votimi i projektit Erassmus, ligjet e domosdoshme për një jetë më të mirë në Kosovë, bashkimi për ndalimin e Hashim Thaçit në Bruksel, kalimi i platformës për dialog dhe miratimi i delegacionit. Nuk mundemi ne për çdo temë të lëshojmë Kuvendin”, tha Kusari-Lila.

E para e Alternativës ka thënë se letra e opozitës ishte e formuluar nga të gjitha subjektet opozitare, madje 2/3 e përmbajtjes ishte e PSD-së.

Hidromorava

“Letra për Mogherinin është bërë me kontributin e të gjithëve, dhe 2/3 e asaj letre janë rekomandim i PSD-së”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila ka thënë se përplasjet në LDK mundë të përbëjnë problem.

“Problemi që z.Haziri sot shkakton në vazhdimësi në partinë e vet, mundet me pas ndikim në grupin parlamentar që ne nuk i dimë deri në çfarë mase mundet me shkua. Ai ka mendime komplet të kundërta, dhe rastis që mendimet e tija mundë të jenë komplet të njëjta me ato të z.Thaçi”, deklaroi ajo./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.