Mobi Casa

Kusari- Lila: Mallrat tona në Turqi hyjnë pa doganë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Mimoza Kusari-Lila, sqaron në hollësi për Marrëveshjen e përfolur për Tregti të Lirë me Turqinë. Ajo i quan të pavërteta spekulimet se Kosova humb 20 milionë euro nga kjo marrëveshje. Kusari-Lila, po ashtu, për Kosovapress, shpjegon raportet mes kryeministrit Thaçi dhe zv.kryeministrit Kuçi. Ajo thotë se asnjëherë dhe asnjë nga vendimet e saj nuk ka ndikuar që të përkeqësojë raportet mes tyre. Gjatë mandatit të saj thotë se ka pasur rritje të investimeve të huaja.

Raporti i bërit biznes nga Banka Botërore këtë vit Kosovën e rendit në pozicion edhe më të mirë, e sa i përket marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, Kosova nuk humb asgjë, madje tregu turk do jetë i hapur për të gjithë prodhuesit kosovar.

Kështu deklaron ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Kosovapress në ditën e saj të fundit të punës në këtë post.

Atë që ndodhi me Maqedoninë ditë më parë, e sheh si pozitive dhe që Kosovën beson se do e shohin si partner më serioz ata që mendojnë të vendosin kufizime në import të mallrave.

Kusari- Lila nuk pranon të kenë vendosur për njeriun që do e zëvendësojë atë në këtë post. Por, pranon se janë përmendur disa emra.

Thotë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti investimet e huaja janë rritur për 66% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë dhe të dytë kemi rritje të investimeve të huaja direkte krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vlerë prej 66%, gjegjësisht kanë arritur investimet e huaja direkte në 146 milionë euro në vetëm dy tre mujorët e parë. Kjo më jep shpresë do ta vazhdojë pozitivisht”, thotë Kusari për Kosovapress.

Për masat për çimenton e importuar për të cilën Gjykata ka vendosur se është bërë në përputhmëni me masat mbrojtëse në Kosovë thotë se puna në përkrahje të prodhuesve vendor duhet të vazhdojë, dhe jo vetëm me masa por edhe me lehtësira të tjera.

Reciprociteti me Maqedoninë pret të ketë efekt më afatgjatë dhe jo vetëm në periudha të caktuara, por edhe me vende të tjera.

Fundamenti

“Unë besojë fuqishëm që ky do të jetë një efekt më afatgjatë nuk do të jetë vetëm për një vit apo për një periudhë kohore por që do të mund të arrijë në atë pikën në rast të ndonjë vendimi të njëjtë, cilado Qeveri do të kujtohet për këtë situatë, pra do të ju bjer në mend që nuk mund të vendosin ad-hoc por duhet të kenë kalkulime për pasojat e vendimeve të tyre”, thotë Kusari-Lila.

Nuk pranon ta ketë marrë vendimin vet, e as që ka ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve mes saj, Hashim Thaçit dhe Hajredin Kuçit.

“Nuk ka pasur ndonjë thyerje në mesin tonë, nuk ka pasur përkeqësim të raporteve, ne ishim të akorduar në atë vendimmarrje, por natyrisht ekziston gjithmonë tendenca të thuhet se ka ndonjë krizë”, thotë ajo.

Kur flet për marrëveshjen me Turqinë e quan të pavërtetë që Kosova humb 20 milionë euro, ndërsa produktet bujqësore thotë se janë të mbrojtura edhe 10 vitet e ardhshme dhe se asnjë prodhim kosovar nuk paguan doganë në Turqi.

“Kosova ka marrëveshje asimetrike me Turqinë, pra duhen 10 vite apo edhe deri në 12, pra produktet bujqësore në Kosovë janë tërësisht të mbrojtura deri në 10 vitet e ardhshme, ka produkte të tjera që kanë mbrojtje 4 vite, disa 6 vite, por bujqësorët kanë 10 vite. Turqia ka hapur në tërësi tregun e vet nga momenti i ratifikimit, pra secili kosovar që ka kapacitet të prodhojë mund të shet në Turqi, në të gjitha industritë dhe sektorët, përjashtuar mishin, çdo gjë tjetër nga Kosova për në Turqi mund të qarkullojë me doganë zero”, ka thënë ajo.

Për këtë marrëveshje thotë se pjesë e saj kanë qenë edhe Odat Ekonomike në vend dhe se gjithçka ka qenë e hapur për një vit me radhë.

Në punën e saj për më shumë se dy vite e gjysmë në krye të MTI-së, thotë se ka pasur përkushtim maksimal pa marr parasysh nëse është përcjell me frustrim apo lodhje.

Mimoza Kusari-Lila ka dhënë dorëheqje nga ministria, por edhe si zëvendëskryeministre për të kandiduar për të parën e Gjakovës. Shprehet e bindur se do të fitojë, por pamarrë parasysh rezultatet është vendosur se në këtë mandat nuk kthehen në Qeveri. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.