UBT

Kusari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, sepse sipas saj 2024 është vit i zgjedhave globale.

Kusari-Lila ka thënë se në fund të vitit mund të ketë zgjedhje të përgjithshme të rregullta, duke respektuar kalendarin zgjedhor.

“Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025”.

“Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ajo në RTK.

Kusari Lila, ka thënë se në Vendvendosje nuk është duke u diskutuar për zgjedhje, por është mobilizuar për përmbushjen e premtimeve, sepse është viti i fundit qeverisës.

Uji Dea

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka folu edhe për opozitën, të cilën e ka cilësuar si opozitë që nuk ka ide kreative për zhvillimet në Kosovë.

Kusari-Lila, duke folur për politikën e jashtme ka thënë se Kosova ka vizion të qartë në këtë drejtim.

Sipas saj, prioritet është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në partneritetin për paqe në NATO, duke u angazhuar për njohjen e shtetit të Kosovës nga 5 shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu, Kusari-Lila ka folur edhe për dialogun, masat e BE-së për Kosovën, të cilat i ka cilësuar të padrejta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.