GRANDEMALL

Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se një draft për Asociacionin nuk është hartuar nga ana e qeverisë sepse një i tillë është ofruar, por është refuzuar.

Kusari – Lila tha se Kurti ka ofruar tek kryenegociatorët një kornizë të draft-statutit gjatë procesit të diskutimit në Bruksel.

“Gjatë diskutimit, me siguri të plotë e them këtë, që pastaj është thënë nga kryenegociatori se duhet të shihet drafti nga ekipi përgjegjës që ka qenë dhe një draft që është konsideruar ende më i keq se koncepti i Republika Sërpskës dhe pastaj është ofruar që të bëhet jo një draft-statut, por një kornizë mbi draft-statutin”.

Mobi Casa

Nuk i është lënë qeverisë që të hartojë kornizën e draft-statutit i cili pastaj do të plotësohej nga vetë ata që do të jenë pjesë e Asociacionit të cilët e kanë pasur bazën nga letra e Mogherinit. Jo është thënë nga Lajçaku dhe Borrelli”, tha Kusari-Lila në Rubikon.

Tutje, ajo tha se në draft-statutin e propozuar nga BE-ja ka vërejtje serioze nga ana e qeverisë, e që sipas saj, nuk mund të adaptojnë dokumente ose koncepte që s’përkojnë me qasjen dhe vlerat e parimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.