Fundamenti

Kurti: Unë s’dorëzohem, ju po më rrëzoni, ky është dallimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj gjithë atyre që e akuzuan atë se po dorëzohet nga posti i kryeministrit, raporton “Zeri.info”.

Kurti me këtë rast ka thënë se ai nuk është duke dhënë dorëheqje, por është duke u rrëzuar nga deputetët e Kuvendit.

“U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër unë qëndroj, kam qëndruar 4 minuta si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por u bë mirë që shkova aty e e mësova të vërtetën”, tha Kurti.

ARKATANA

Po ashtu ai gjatë fjalimit të tij bëri të ditur se sapo e mori vesh se nuk ekzistojnë incizimet nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të mbajtur më 17 mars.

Kjo sipas Kurtit është dëshmi se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, por jo edhe Qeveria

“Te kjo puna e konsultimit, më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe tash po më njoftojnë se hard-disku s’e paska regjistru transkriptën fare. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm Qeveria, jo prokuroria, gjyqësia, shëndetësia e as ekonomia, veq kjo qeveria ka ndryshu e edhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni”, ka thënë tutje i pari i Qeverisë/ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.