ARKATANA

Kurti: Unë nuk jam Kennedy, as Hoti nuk është Lee Oswald, prandaj ai le ta presë Vitin e Ri me familjen e tij

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar sot kërcënimin që mori të shtunën përmes rrjetit social nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Lideri i LVV-së, tha sot se ai nuk është John Kennedy, ashtu siç Hoti nuk është Lee Oswald (personi që akuzua për vrasjen e ish-presidentit amerikan Kennedy), prandaj nuk mendon që është ndonjë gjë alarmante.

Postimi i Kurtit:

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti.

FIDANISHTJA

Ndryshe, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar sot, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social.

Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pamatur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.