GRANDEMALL

Kurti: Tri pikat e mia të forta për t’i fituar zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur pikat e tij të “forta” për të fituar zgjedhjet parlamentare.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, janë pikat e forta me të cilat Vetëvendosje do të paraqitet në zgjedhje.

I pari i Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij është e fortë sepse është e pakorruptuar dhe nuk shantazhohen.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnetin, dijen dhe guximin e që sipas tij asnjë parti nuk i ka të gjitha.

GRANDEMALL

Kurti ka thënë se shteti i kapur është edhe më i rëndë se krimi e korrupsioni dhe sipas tij me ardhjen në pushtet ata do ta ndryshojnë edhe ligjin për prokurorinë.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se derisa ishin në VLAN [bashkë me LDK, AAK, NISMA], kanë pasur oferta nga PDK-ja për t’iu bashkuar në qeveri.

“Kur LDK-ja doli nga VLAN- dhe shkoi te PDK-ja edhe ne kemi mundur të shkojmë te PDK-ja mirëpo nuk kemi qenë të interesuar. Ne kemi dhënë provimin para popullit të Kosovës se nuk duam qeverisje me PDK-në”, tha Kurti./Telegrafi/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.