Eko Higjiena

Kurti tregon për çfarë u dakorduan me Mustafën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim së bashku me Mustafën janë pajtuar për thellim të bashkëpunimit në mënyrë që vendi të ketë qeveri të re, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Uji Dea

Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë.

Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.