Kurti tregon arsyen e arrestimit të aktivistëve të Vetvendosjes

Kurti, ka thënë se kjo është një fushatë policore ku pushteti represiv po mundohet ti burgos aktivistët e Vetëvendosjes.
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar arsyet e arrestimit të aktivistëve të këtij subjekti politik, raporton zeri.info.
Kurti, ka thënë se kjo është një fushatë policore ku pushteti represiv po mundohet ti burgos aktivistët e Vetëvendosjes.
“Aktivistët tanë janë arrestuar për shkak të aksionit në vitin 2009 ku kanë bërë rrëzimin e makinave të EULEX-it. Metodat e tilla janë fashiste të përdoruar nga Mustafa e Thaçi. Protesta e 17shkurit është protestë për tu çliruara nga qeveria Mustafa – Thaçi”, ka thënë Kurti, raporton “Zëri”.
Sipas tij, këto arrestime janë të vonshme.
“Arrestimet e aktivisteve janë të vonshme, sepse protesta e nesërme do të jetë më madhore se ajo e 9 janarit”, ka thënë Kurti.
Ai foli edhe për protestën e nesërme, ku tha se kjo protestë do të jetë paqësore dhe gjithpopullore.
“Protesta e nesërme është protestë tërësisht paqësore, nuk është protestë vetëm e opozitës së bashkuar, por është protestë gjithpopullore”, ka thënë Kurti. /ZËRI/