ARKATANA

Kurti thotë se s’ka kurrfarë ultimatumi: E kam ofruar rrugën për dalje nga kriza në Veri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë gjatë të premtes së kësaj jave, rreth qëndrimit që do të marrë Qeveria e Kosovës në raport me kërkesat ndërkombëtare për de-përshkallëzim në Veri. Të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se do t’i raportojë shefit të tij Josep Borell.

Kjo u interpretua edhe si një afat për kryeministrin Kurti që të japë qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e paraqitura edhe nga Brukseli zyrtar.

FIDANISHTJA

Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka marrë kurrfarë ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe të BE-së dhe ka potencuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka thënë Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.