ARKATANA

Kurti thotë se prioritet do të jetë rritja e buxhetit për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një takim virtual, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, biseduan me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se pjesëtarët e FSK-së, nëntogere Doruntina Bërbatovci, nëntogere Flutura Salihu, kadet Valdrin Selimi, kadet Diar Statovci dhe kadet Shpëtim Halilaj e njoftuan Kurtin për mbarëvajtjen e studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst.

Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së oficerëve në Akademinë Ushtrarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe, që njihet për traditën ushtarake dhe veçanërisht për nivelin e lartë të edukimit ushtarak, kryeministri vlerësoi punën e shkëlqyeshme dhe të suksesshme të pjesëtarëve në FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore.

“Edhe në të kaluarën oficerët tanë kanë treguar rezultate jashtëzakonisht të larta duke sjellë në Kosovë shpatën e Princit Charles dhe medaljet e çmimet më të larta të Akademisë. Kjo nuk ishte aspak e lehtë kur kemi parasysh konkurencën dhe nivelin e lartë të oficerëve britanikë dhe ndërkombëtarë në atë akademi”, tha ai.

Hidromorava

Po ashtu, Kurti theksoi se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ndër prioritetet kryesore ka pasur rritjen e buxhetit për ushtrinë.

“Vendimi për rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes ka synim që vendi ynë të ndërtojë kapacitetet e mbrojtjes, me qëllim që FSK të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit tonë, të ruaj rendin kushtetues, të mbështesë autoritetet civile në rast krizash si dhe të jetë e gatshme për pjesëmarrje në operacione ushtarake ndërkombëtare“, tha ai.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e falënderuan kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës dhe FSK-ja, si në aspektin e mirëqenies së pjesëtarëve atje, ashtu edhe për kujdesin dhe motivimin e vazhdueshëm. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.