ARKATANA

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Punëtorët e sektorit publik pritet ta marrin pagën e 13 me një vendim që qeveria e re do ta marrë në fillim të vitit 2026. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të, raporton Ekonomia Online.

HW

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026 të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, por të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që në këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të, kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër, do të merret në fillim të vitit, pra varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që këtë pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos le ta përsëris veten nga fushata para zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, tha ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.