FIDANISHTJA

Kurti thotë se nëse bëhet kryeministër Kosovën do ta bëjë shtet social

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një takim me qytetarët e Prishtinës. Ai në këtë takim ka theksuar se nëse vjen në krye të qeverisë do të angazhohet në luftën kundër korrupsionit të lartë e madje do ta bëjë Kosovën shtet social.

“Ndër prioritetet tona e theksojmë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar që ka shkaktuar viktima të paqes dhe ka pamundësuar investime në ekonomi dhe punësimin e të rinjve. Na nevojitet Vettingu në prokurori, gjyqësi, polici dhe inteligjencë. Në prioritete tona e theksojmë edhe lidhjen midis ekonomisë dhe arsimit. Kemi mbi 20 mijë vajza e djem që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë askund punë” theksoi ai.

Kurti ka thënë se shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor dhe rritja e numrit të inspektorëve do ta bëjnë Kosovën shtet social, për të cilën do të angazhohet qeveria që ai do ta udhëhiqte.

ARKATANA

“Gjithashtu nga shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor, pesëfishimi i inspektorëve të punës… Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social. Ta ketë karakterin universal dhe solidar” tha ai duke shtuar se “Prioritetet tona janë që të bëjmë hov drejt integrimeve evropiane ku kemi pasur ngecje”.

Albin Kurti është kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo me ideologji të majtë politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.