Fundamenti

Kurti tha s’ka ligj për gjuhën shqipe në RMV, reagon BDI: Shtrembërim i fakteve, Kryeministri Kurti t’i korigjojë menjëherë deklaratat e tij

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, që e bëri dje në Prishtinë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, rreth Ligjit për Gjuhët në këtë shtet.

Kurti dje tha se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pasi tri dispozita të Ligjit për Gjuhët janë dërguar në Komisionin e Venecias, raporton Gazeta Express.

“Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, ka thënë Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi u pyet edhe pse është vendosur të mbahet tani takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut kur po diskutohet Ligji i Gjuhëve në Shkup. Kurti gjithashtu tha se pret vendim të drejtë, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

BDI ka thënë se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe tha se është për keqardhje që këto deklarata “përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve”, tha BDI në reagim.

BDI ka publikuar edhe ligjin mbi këtë çështje.

FIDANISHTJA

“Në mënyrë specifike, neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj””, ka shkruar BDI, ndërsa shtoi se “çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

BDI tha se për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kanë shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë.

“Ky veprim është bërë për të provuar me fakte se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe për të garantuar që publiku në Kosovë të jetë i informuar drejt. Është për keqardhje që një Kryeministri i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sugjerimet se disa nene të ligjit edhe ashtu nuk janë zbatuar dhe se rishikimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i pranueshëm i japin alibi përpjekjeve për të dobësuar këtë legjislacion vital”.

BDI shtoi se “shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin këtë si një akt që shkon kundër interesave të tyre dhe si një zhgënjim i madh nga një politikan që duhej të ishte mbështetës i të drejtave të shqiptarëve kudo”.

Partia që kryesohet nga Ali Ahmeti i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të korrigjojë deklaratat.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti të korrigjojë menjëherë deklaratat e tij dhe të mos shërbejë si mburojë për asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Pavarësisht divergjencave politike, ne besojmë se interesat kombëtare dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për të justifikuar padrejtësitë. Ky moment duhet të shërbejë si një kujtesë për rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve, veçanërisht kur janë në rrezik arritjet tona historike. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të pranojnë kurrë asnjë hap prapa në të drejtat e tyre”.

Ditë më parë, Ahmeti kishte thënë se pret që në mbledhjen e së hënës të diskutohej edhe për Ligjin për Gjuhët, pasi Gjykata Kushtetuese maqedonase pritet ta rishikojë dhe “me gjasë ta shfuqizojë” nenin 9 të këtij ligji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.