Fundamenti

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti sot tha se ende është e vlefshme marrëveshja mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Bekim Sejdiun kandidat për President megjithëse vetë Sejdiu kishte deklaruar se tërhiqet nga kandidatura pasi s’mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK’së.

Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i cili pyeti se si mund të thirret në këtë marrëveshje kur vetë kandidati është tërhequr.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”.

FIDANISHTJA

Hoti gjithashtu tha se një dakordim mes dy kryetarëve të partive “nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit”.

“Kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi. Marrëveshjet politike mund të ndryshohen. Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike të Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim “zgjedhjet e reja” në vend të nënshtrimit politik”.

Në fund Hoti tha se marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.