UBT

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Takimet në Mynih, në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës së Sigurisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Zyra e kryeministrit njofton se “Kurti ka deklaruar se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje”.

ARKATANA

“Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”, bëhet e ditur në njoftim.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.