FITORJA

Kurti takoi ambasadorët QUINT-it dhe BE-së, diskutojnë për kërkesën e Serbisë për organizmin e zgjedhjeve në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, thuhet në njoftim.

ARKATANA

Më tej thuhet se Kurti ka shprehur keqardhje për mungesën e gatishmërisë së Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​ /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.