FIDANISHTJA

Kurti takohet me Kuchnerin, flasin për intervenimin e NATO-s dhe arritjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kryeqendrën e Francës, ku po qëndron në mbështetje të ekipit olimpik të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner, njëherësh Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në njoftimin nga zyra e Kryeministrit thuhet se në takim u diskutua për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj.

Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca.

Të dy u shprehën të kënaqur për mundësinë për t’u takuar, pasi për arsye logjistike, z. Kouchner, nuk arrit të marrë pjesë në organizimet shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, muajin që lamë pas. Kryeministri tha se e mirëpresim në Kosovë sa më parë që është e mundur, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.