Fundamenti

Kurti: Takimi i ardhshëm me Vuçiqin varet nga BE-ja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka folur edhe për dialogun dhe takimin e mundshëm mes tij dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se s’ka datë për takimin me presidentin e Serbisë dhe takimi varet nga BE-ja.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysëmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”, tha Kurti para gazetarëve.

Uji Dea

Kurti tha se bllokimi i bokserëve kosovarë nga Serbia për të marrë pjesë në kampionatin botëror shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Së pari me bllokimin që ua bëri bokserëve tanë Serbia në kufi e shpërfaqi fytyrën e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. Të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.