FITORJA

Kurti: Sulmet do të ndalen vetëm kur të bashkohemi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në nderim të “Epopesë së Çabratit”, anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga kryetari i saj Albin Kurti, bënë të hënën homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Gjakovë. Aty u vendosën kurora me lule në perkujtim të dëshmorëve.

Ndërkaq në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, u mbajt tribuna me temën “7 Maji 1999 – Epopeja e Çabratit” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmetali Perolli, në cilësinë e ish zv.komandantit të Brigadës 137, shprehu keqardhje për mungesën e përkushtimit të politikave institucionale komunale, që sillen si indiferentë e përçarës, prej pas luftës e deri më sot ndaj kësaj date. “Që 13 vite pas përfundimit të luftës, qytetit të Gjakovës nuk ka asnjë lapidar apo shtatore të dëshmorëve dhe heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” u shpreh ai.

Lideri i Vetëvendosjes, Kurti, foli për rëndësinë që kanë dëshmorët e kombit në ndërtimin dhe ardhmërinë e kombit shqiptar. “Dëshmorët e martirët e kombit e kanë larë borxhin ndaj kombit.

Mobi Casa

Ata i dhanë gjithçka Kosovës e nuk morën asgjë prej saj. Ashtu qysh gjaku i dëshmorëve nuk humbet asnjëherë, njëjtë as emri i dëshmorëve s’harrohet kurrë” , tha Kurti.

“Gjithë shqiptarët e tjerë që janë gjallë duhet të punojnë sa të jenë gjallë për kombin tonë. Ne nuk kemi nevojë t’i dëshmohemi askujt tjetër. Ne duam të jemi të lirë dhe ne duhet të jemi të lirë. Ne s’duhet të lejojmë që të jemi objekt i vendimeve të të tjerëve. Na nevojitet ndihma e të tjerëve, porse vendimi duhet të jetë yni”.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse ta forcojmë veten tonë për hir të vetes sonë. 13 vjet pas luftës në Kosovë, 12 vjet pas luftës në Luginë të Preshevës, 11 vjet pas luftës në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët po i arrestojnë e vrasin në të gjitha këto vende si dhe në veriun e Kosovës.

Shtetet e Serbisë dhe Maqedonisë nuk do t’i ndalin sulmet e tyre derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar. Edhe shqiptarëve që nuk e duan bashkimin kombëtar, thjesht, nuk do t’iu mbetet rrugë tjetër. Ata do të na sulmojnë deri atëherë, dhe më pas nuk do të mund të na sulmojnë më”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.