ARKATANA

Kurti: Serbia zhvilloi stërvitje ushtarake në vendin e varrit masiv me trupat e 774 shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas stërvitjes së sotme të ushtrisë serbe në Batajnicë, ku gjatë luftës në Kosovë forcat serbe transportun dhe fshehën në një varrezë masive trupat e 744 civilëve shqiptarë të vrarë në luftë.

Forcat e Armatosura të Serbisë prezantuan sot në aeroportin e Batajnicës pajisjet dhe aftësitë e reja të pjesëtarëve të saj, ndërsa në ekspozitën “Granit 2023” mori pjesë kryesia shtetërore e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ndaj kësaj ngjarje, ku morën pjesë edhe politikanë serbë nga Kosova, ka reaguar kryeministri Kurti.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Aty ishin edhe liderët politikë të serbëve nga Kosova. Në podium ishin krerët e Listës Serbe Milan Radoiçiq, Goran Rakiq, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq dhe të tjerë nga kjo parti.

Në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët ishin bartur në atë varrezë masive.

Më shumë se 1,640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur që nga përfundimi i luftës më 1999. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.