Fundamenti

Kurti: Serbia shkeli së paku 8 nene nga 11 të marrëveshjes bazike, BE të reagojë si arbitër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar sot që Bashkimi Evropian si një arbitër të reagoj ndaj shkeljeve edhe më të vogla që i bëhen marrëveshjes bazike, e që fatkeqësisht sipas tij janë edhe të shumta dhe jo të vogla nga ana e Serbisë.

Kurti në një deklaratë për media pas takimit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar tha se Kosova dëshiron raportet normale me Serbinë, e që siç tha ai do të ishin marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë.

ARKATANA

“Problemi është që nga 11 nene të marrëveshjes bazike së paku 8 janë shkelur nga Serbia…”, tha kryeministri i vendit, gjersa potencoi se kanë kërkuar siguri ligjore për zbatim dhe respektim të marrëveshjes.

“Për këtë kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes….Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes dhe kërkojmë nga Bashkimi Evropian, si arbitër të reagoj ndaj shkeljeve edhe më të vogla që mund të bëhen, e që fatkeqësisht ato janë edhe të shumta dhe s’janë të vogla”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.