ARKATANA

Kurti: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet (përmes Asociacionit të Komunave Serbe), por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, përkundër se SHBA kërkon saktësisht të kundërtën, shkruan Express.

Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.

Tutje, kryeministri tha se kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, asnjëherë.

Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, sipas tij, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.

“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) donë që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti për BBC.

Hidromorava

Disa ditë më parë, për diçka të tillë kishte siguruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“… nuk do të bëhet Zajednica në Republikën e Kosovës, jo për sa kohë është Albin Kurti kryeministër i Kosovës”, premtoi Haxhiu në T7.

Por, ndryshe kërkohet nga amerikanët. Dhjetë ditë më parë, Express raportoi ekskluzivisht se SHBA-ja kërkon që Asociacioni i Komunave Serbe të impementohet patjetër.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Gazetën Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.