Kurti: S’do të ndalemi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se e kupton plotësisht veprimin e deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili të enjten e sulmoi fizikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet i PDK-së, Latif Gashin.

Agjentët e SHIK-ut, siç i quan Kurti disa nga deputetët e PDK-së, thotë se e kanë tepruar me fyerje, ofendime, shpifje e provokime.

Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri” i hedh poshtë akuzat e deputetit Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, se kinse sulmi ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje për “publikimin e takimeve sekrete dhe lidhjeve që Kurti i kishte pasur me serbët”.

“Kritikës sonë parimore ndaj takimeve sekrete të kryeministrit Thaçi me ish- presidentin Tadiq ata i janë përgjigjur me shpifje personale për mua”, ka thënë Kurti, duke shtuar se, “natyrisht se unë nuk jam marrë me ta, sepse unë nuk pranoj prokurorë e gjyqtarë të SHIK-ut”.

“Unë nuk e kam pranuar as gjyqin e Serbisë, as të UNMIK-ut, as të EULEX-it, e nuk mund t’i pranoj as këta prokurorë prej agjentësh”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai ka një porosi për deputetët e PDK-së dhe për qeveritarët: Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj, siç i quan ai, me kritikat parimore dhe me protesta e demonstrata, deri në krijimin e një shteti demokratik, ligjor e funksional.(Zeri)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).