Uji Dea

Kurti: Qytetarët presin nga ne që t’i formojmë institucionet sa më parë, KQZ të angazhohet më shumë, ta mbrojë vullnetin e votuesve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “edhe më shumë angazhim” për përfundimin e procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe “kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”.

Ai tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se qytetarët presin nga Lëvizja Vetëvendosje që “sa më parë” ta përmbushin obligimin “për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”.

Mobi Casa

“Sot fillon numërimi i votave të diasporës. Sipas njoftimeve të Komisionit Qendror Zgjedhor, më së largu deri në javën tjetër pritet t’i kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike”, tha Kurti.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm. Ndërkaq të gjithë presim nga Komisioni Qendror Zgjedhor edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve, për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve, për çfarë falënderoj secilën dhe secilin”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.