Hidromorava

Kurti: Qeveria po adreson seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtim ujërash

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Konferenca e përbashkët ballkanike është ngjarja më e rëndësishme për profesionistët e fushës së ujërave të Shqipërisë, Kosovës, të Maqedonisë së Veriut e të Malit të Zi, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës dhe ekspozitës së 10-të të përbashkët ballkanike “Ujërat nëntokësorë – të bëjmë të padukshmen të dukshme”.

Kryeministri Kurti theksoi se për më tepër kjo konferencë e përvitshme mban në vëmendje rëndësinë jetike që ka furnizimi me ujë dhe shërbimet e kanalizimit, si dhe promovon shkëmbimin e përvojave teknologjike dhe ofron një perspektivë për profesionistët e rinj të sektorit.

Më tej, kryeministri Kurti ka potencuar se mbetet i dukshëm injorimi prej dy dekadash i keqmenaxhimit, ndotjes dhe degradimit të burimeve ujore, nga eksploatimi i rërës dhe zhavorrit, tejshfrytëzimi, ndotja dhe mungesa e planifikimit, ndërsa ka theksuar se Qeveria nën drejtimin e tij, është mobilizuar në disa fronte për ta adresuar këtë sfidë: duke u nisur nga forcimi i kornizës ligjore dhe kthimi i ligjshmërisë për të adresuar lejet ujore si dhe koncesionet për shfrytëzuesit komercial; e duke vazhduar me veprimet konkrete për adresimin e nevojës për ndërtimin e akumulimeve të reja, duke filluar nga ato që janë prioritet i padiskutueshëm, siç është diga e Firajës që do të sigurojë ujë për rajonet e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës dhe diga e Kamenicës, për të siguruar ujin e nevojshëm për zonën më të thatë me ujëra.

Eco Higjiena

Po ashtu, kryeministri tha se tashmë është iniciuar hartimi i studimeve të fizibilitetit për tri diga të reja: Dragaqinë në Therandë, Pollatë në Podujevë dhe Kuçicë në Skenderaj, si dhe hartimi i një plani në nivel të Kosovës për ndërtimin e digave të reja, që është një përditësim i masterplanit të ujërave të vitit 1982, pra pas plotë 40 viteve.

“Qeveria po ashtu është duke adresuar seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave – së fundmi e kemi inauguruar impiantin në Pejë, e javëve në vijim presim ta bëjmë edhe inaugurimin e impiantit në Gjakovë. Në rend janë impiantet rajonale të Prishtinës së bashku me Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën, dhe të Mitrovicës së bashku me Vushtrrinë, e gjithashtu edhe impianti në Gjilan. Synojmë t`i përfundojmë studimet për trajtimin e ujërave të ndotura për 12 komunat tjera me rend sipas madhësive”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.