UBT

Kurti: Qeveria gënjeu për vetëvrasjen e Asanajt

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar të dielën Qeverinë e Kosovës si qeveri diktatoriale, ndërsa ka theksuar se regjimi aktual vetëm sa po egërsohet.

Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të subjektit politik që ai e drejton, Kurti ka thënë se është e pavërtetë mënyra se si është thënë se ka vdekur ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Dino Asanaj.

“Kurrë më parë nuk kemi pasur gënjeshtra të pabesueshme sikurse kohëve të fundit. Prej të ashtuquajturës vetëvrasje të Dino Asanajt e deri te mbrojtja e prodhimit vendor grek. Është bërë shumë e vështirë ta demaskosh regjimin në Kosovë. Jo pse ka maskë të trashë, por pse i ka rënë ajo. Fytyra e këtij regjimi është ajo që e ka thënë gjithmonë Lëvizja jonë: një pushtet i uzurpuar që uzurpon, një politikë e pazareve ditore që e shet vendin edhe natën. Pushteti në demokraci duhet t’ia vë shtetin në shërbim qytetarëve, e jo sikurse tash, jo sikurse këtu, t’ua kundërvë shtetin atyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka akuzuar drejtuesit e partive politike në Kosovë se flasin për të kaluarën dhe të ardhmen, për bashkimin kombëtar dhe gjenocidin serb vetëm atëherë kur, siç ka thënë ai, ndonjëri prej fqinjëve të Kosovës kërcënon shqiptarët apo ushtron dhunë ndaj tyre.

UBT

“Këta politikanë iu thonë atyre fqinjëve: rrini rehat e na lini rehat se mirë jemi! Kjo është shumë pak, shumë vonë dhe jo pak e gabueshme”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të Vetëvendosjes.

Kryetari i subjektit të tretë politik në vend, ka folur edhe për bashkimin kombëtar, të cilin e ka cilësuar si proces të nevojshëm, të domosdoshëm dhe të pashmangshëm.

“I nevojshëm sepse është çështje interesi, i domosdoshëm sepse është çështje vullneti dhe i pashmangshëm sepse edhe nëse ne heqim dorë nga bashkimi kombëtar, ne kemi fqinjë që nuk do të ndalen me aspiratat e tyre hegjemoniste deri në bashkimin e shqiptarëve. Prandaj, le ta duam shqiptarinë nga vullneti e nga interesi që të mos vie puna ta duam veçse prej zorit”, është shprehur ai.

Qeveritarët e vendit, ai i ka cilësuar si fëmijë, të cilët, siç ka thënë Kurti, më shumë me gojë hapur sesa me veshë hapur e dëgjojnë ambasadorin amerikan, Dell, dhe ndërmjetësin e bisedimeve me Serbinë, Cooper.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.