FITORJA

Kurti: Qeveria gaboi që bëri koalicion me Listën Serbe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar se largimi i Aleksandër Jabllanviqit nga qeveria është një mesazh i mirë se askush s’mund të luaj me popullin.

Kurti ka thënë se PDK dhe LDK nuk kanë pasur nevojë fare të bëjnë koalicion me Listën Serbe.
“Kanë mundur të bëjnë koalicion me Nenad Rashiqin”, ka thënë Kurti në intervistë për RTK, transmeton Gazeta Tribuna.

Duke komentuar protestën e dhunshme që u mbajt javën e kaluar, Kurti ka thënë se për të më e rëndësishme është shkarkimi i Jabllanoviqit.

“24 janar kishte diçka më të rëndësishme se sa paqe apo dhunë dhe kjo është se të gjithë protestuesit votuan për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe pas 10 ditësh kryeministri shkarkojë Jabllanoviqin. Në protestën e 27 janarit ishte qëndrueshmëria e protuestsve për 6 orë edhe pse policia gjuante me plumba goma dhe me gazlotsjellës dhe ata nuk janë shpërnda”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, policia në të dy protestat kishte përdorur dhunë.

Uji Dea

“Prandaj, kemi bërë kallëzim penal. ka polic që i kryejnë dy puna, atë të policit dhe punën partiake”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, nuk ka pasur barazi as në trajtimin mjekësorë në mes policisë dhe protesutusve.

“Polici i lënduar u dërgua në Turqi për trajtim, përderisa protestuesi po trajtohet në QKUK”.

Kurti ka mohuar se dhuna është qëllim i tyre.

“Pushteti nuk është qëllimi ynë, ngase pushteti nuk merret me dhunë. nuk bëhet fjalë për marrje të pushtetit, por kjo është shpifja ndaj nesh”, ka thënë Kurti. /Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.