GRANDEMALL

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë.

Duke iu referuar fakteve konkrete, Kurti ka vënë në dukje se narrativat për keqtrajtim ndaj serbëve janë produkte të një makinerie propagandistike me qëllim zhbërjen e imazhit të Kosovës si një shoqëri inkluzive dhe paqësore.

“Në kërkimin për të mbjellë kaos, regjimi autoritar në Serbi nuk nguron të shpifë dhe të deformojë të vërtetën,” deklaroi kryeministri Kurti.

Ai përmendi disa incidente specifike, duke përfshirë rastin tragjik në Banjskë dhe vrasjen e oficerit të policisë, Afrim Bunjaku.

“Statistikat e policisë tregojnë një realitet të ndryshëm nga ajo që përpiqet të përhapë propaganda serbe,” vijoi Kurti, teksa zbuloi shifrat e fundit që flasin për numrin e vrasjeve të ndodhura që nga viti 2021 deri më sot.

Fundamenti

Sipas tij, në Kosovë janë kryer 86 vrasje, ku shumica e tyre i përkasin komunitetit shqiptar, ndërsa vetëm një numër i vogël i viktimave janë serbë ose anëtarë të etnive të tjera.

Kurti theksoi se në të tri rastet e vrasjeve të serbëve, të ndodhura në vitin 2022, të gjithë të dyshuarit për vrasjet janë sërish pjesëtarë të komunitetit serb.

Ai shpreh besimin se këto statistika hedhin dritë mbi tentativat për të përshkallëzuar një situatë që nuk ekziston dhe për të krijuar një imazh të padrejtë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë për të ruajtur dhe avancuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht etnisë së tyre, dhe kritikoi Serbinë për përdorimin e incidenteve individuale për të ushtruar presion politik ndaj Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.